LAMM: Në Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ndalesa nga ana e Maqedonisë është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme