
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa papengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM dhe njëherit u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.



