Qarkullimi në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar i qetë, në rrugë të lagështa.
Intensiteti i lëvizjes jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.