Për hyrje dhe dalje nga shteti në vendkalimet kufitare Bogodicë dhe Tabanovcë pritet rreth gjysmë ore, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të mëdha, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve të LAMM-së, intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është mesatar, ndërsa në rrugët shtetërore qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në rrugë të thata.
“Komunikacioni nga Strahojadica në Smesnicë është i mbyllur për qarkullim për shkak të zjarrit në afërsi të rrugës”, njofton LAMM dhe njëherit rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.