Lamtumira e Papa Françeskut, Kisha Katolike dhe Bektashinjët nga Shqipëria në homazhet e së shtunës

Papa Françesku, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88-vjeçare, do të marrë lamtumirën e fundit më 26 prill, në një ceremoni që do të mblidhen shumë njerëz e personalitete nga e gjithë bota për të nderuar jetën dhe kontributin e tij.


Nga Shqipëria, do të jenë të pranishëm figura të shquara kishtare dhe shoqërore. Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Arqipeshkvi i Shkodrës dhe Pultit, Imzot Giovanni Peragine, si dhe Arqipeshkvi Mitropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Didaj. Po ashtu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Dede Edmond Brahimaj, do të marrë pjesë, duke përfaqësuar komunitetin bektashian.

Një nga përfaqësuesit shqiptarë të tjerë që do të marrë pjesë është gazetari Ferdinand Samarxhi. Ceremonia do të jetë një ngjarje me rëndësi të madhe, ku do të marrin pjesë udhëheqës fetarë, politikanë dhe personalitete nga e gjithë bota, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej liderëve më të dashur kishtarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme