Largimi i UNMIK-ut “vetëm” pas shfuqizimit të Rezolutës 1244

Largimi i UNMIK-ut nga Kosova është i mundur vetëm në qoftë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së heqë Rezolutën 1244 ose bën ndryshim të saj.

Qëllimi i Kosovës për të hequr qafe misionin e UNMIK-ut i cili është themeluar me Rezolutën 1244 pas vitit 1999, nuk mund të arrihet pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Sputniku serb.

Profesori serb i të drejtës ndërkombëtare, Dushan Celiq ka thënë se për t’u ndryshuar gjërat dhe UNMIK-u të pushoj se ekzistuari është e nevojshme të hiqet Rezoluta 1244 ose të kërkohet ndryshimi i saj.

“Për këtë duhet marrëveshje në mes anëtarëve të OKB-së me të drejtë vetoje në mënyrë që të plotësohen kërkesat e Prishtinës”, ka thënë Celiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se ka disa arsye pse UNMIK-u duhet të vazhdoj të ekzistoj pasi është fakt që Rezoluta 1244 afirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë në Kosovës.

“Me largimin e UNMIK-ut Serbia do të humbasë të vetmen spirancë nëpërmjet të cilët ajo mund ta vazhdojë të udhëheqë luftën ligjore për kthimin e territorit nën juridiksionin e saj. Të gjithë e dijmë se pas vitit 2008 dhe shpalljes së njëanshme të pavarësisë ishte paraparë që misioni i EULEX-it të veprojë nën ombrellën e UNMIK-ut. Kjo dispozitë ekziston ende”, është shprehur Celiq.

Sipas tij, shfuqizimi i UNMIK-ut përfshin edhe heqjen e misionit të EULEX-it.

Megjithatë, profesori serb thotë se Kosova pret që UNMIK-u me anë të një transformimi të shndrrohet në një zyrë ndërlidhëse me Kombet e Bashkuara e cila do të ndihmojë atë të bëhet pjesë e kësaj organizate.

‘Sputnik’ kujton se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, UNMIK-u mori përsipër një pjesë të juridiksionit të EULEX-it, ndërsa stafi u reduktua nga 15 mij në 350 punonjës dhe buxheti u reduktua në 10 milionë euro./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme