Largimi masiv i elitës/ Rama: Raporti nuk ka lidhje me qeverisjen time

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi një raport ku thuhet se po largohet masivisht elita e vendit, shkaktoi shqetësim në opinion. Në lidhje me raportin reagoi edhe presidenti Ilir Meta.

Por Rama shkruan se raporti nuk ka lidhje me të.

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!” shkruan Rama.
© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme