Një qytetar ka marrë fjalën në protestën e 32-të radhazi para Kryeministrisë, ku ka drejtuar kritika ndaj deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Taulant Balla, si dhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, qytetari komentoi reagimet e Erion Braçes dhe akuzoi deputetin socialist për çështjen e fondeve për fermerët, duke kërkuar që ato të hetohen.
“O Erion, ku i ke 136 milionë euro të fermerëve, o zotëri? Pse nuk shkon në SPAK? Po bën gjoja opozitë brenda rrethit tënd, brenda partisë tënde. Shko denoncoje, se janë lekët e gjakut të njerëzve”, deklaroi qytetari. “Kur ju vidhni edhe lekët e Europës, imagjino çfarë bëni me lekët tona”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, qytetari kritikoi edhe deputetin socialist Taulant Balla, duke thënë: Çfarë ke, o burrë i dheut? Ke qenë goxha djalë, me gjoks. Çfarë ke ti, pse e ke humbur ti? Do ikësh, ore palaço, do ikësh zvarrë.”
Në fund, ai drejtoi kritika edhe ndaj opozitës, duke përmendur Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Ai iu drejtua Berishës duke i kërkuar largimin nga drejtimi i opozitës.
“O xhaxhi Sali, po ik o burrë, se vajta 40 vjeç, me ty do merrem unë? Ik, liro partinë se ka djem të rinj, vajza të reja, njerëz të ndershëm e të suksesshëm”, deklaroi ai.
Qytetari: Na ka dalë Erion Braçe, burrë që nuk ia vlen të merresh me të, jo miush, po kone. Vjen e merret me disa njerëz që janë në punën e vet atje në fushën e Myzeqesë, gjoja i përfaqëson. O Erion, ku i ke 136 milionë euro të fermerëve, o zotëri? Pse nuk shkon në SPAK? Po bën gjoja opozitë brenda rrethit tënd, brenda partisë tënde. Shko denoncoje, se janë lekët e gjakut të njerëzve. Ia vodhët Europës ato lekë. Dhe kur ju vidhni edhe lekët e Europës, imagjino çfarë bëni me lekët tona, ore palaço.
I them Taulant Ballës, që është bërë, nuk e di se si është bërë, si ballë i gjerë kështu, ka marrë një formë shpërfytyrimi. Çfarë ke, o burrë i dheut? Ke qenë goxha djalë, me gjoks. Çfarë ke ti, pse e ke humbur ti, ore palaço? Do ikësh, ore palaço, do ikësh zvarrë.
Për ta balancuar, se nuk janë vetëm këta, kanë edhe ortakë. Ortaku i tyre është Partia Demokratike, ku thërret qameti. O xhaxhi Sali, po ik o burrë, se vajta 40 vjeç, ore, me ty do merrem unë? Ik, liro partinë se ka djem të rinj, vajza të reja, njerëz të ndershëm e të suksesshëm.
Ik me gjithë llumin, kockaxhinjtë që ke mbrapa. Po bëjnë opozitë pa qenë opozitë. O palaço, largohuni, ikni, zhdukuni. Këtu do flasim troç, largohuni, se do t’ju marrim zvarrë.
The post “Largohuni, se do t’ju marrim zvarrë!”- Protesta e 32-të, qytetari kritika ndaj Braçes, Ballës dhe Berishës: Zhdukuni, palaço! O xhaxhi Sali, po ik o burrë, liro partinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



