Largoni të korruptuarit nga pozitat!

Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që t’i largojë nga pozitat e tyre zyrtarët e korruptuar dhe të paaftë, përderisa ministrat, sipas tij, duhet të kenë të kaluar të pastër dhe të jenë të përkushtuar për kryerjen e misionit dhe mandatit të tyre me një kapacitet profesional.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i largojë nga pozitat e tyre zyrtarët e korruptuar dhe të paaftë, përderisa ministrat duhet të kenë të kaluar të pastër dhe të jenë të përkushtuar për kryerjen e misionit dhe mandatit të tyre me një kapacitet profesional.

Këto komente gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” i ka bërë Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

Palmer po ashtu ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku, sipas tij, drejtësia ndërkombëtare është e dizajnuar për t’i hetuar në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dyshimet për sjellje kriminale dhe të atribuojë përgjegjësitë për individët dhe jo grupet etnike, jo për kombe/shtete, jo për një organizatë të tillë si UÇK-ja, si një institucion.

“Pra, në atë masë saqë ky proces identifikon veprimet e individëve përmes një procesi të drejtë, transparent dhe llogaridhënës, duke bërë ata përgjegjës si individë dhe jo si përfaqësues të popullit të Kosovës”, ka thënë ai. /Zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme