Larguar prej rreth 3 ditësh nga banesa pa asnjë gjurmë, 25-vjeçari denoncon zhdukjen e vëllait

Një 28-vjeçar me iniciale A.Z është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi rezulton i zhdukur prej datës 11 prill 2025. Denoncimi është bërë nga vëllai i tij, shtetasi K.Z., 25 vjeç, i cili ka raportuar ngjarjen në komisariat më 12 prill.


Sipas njoftimit zyrtar të policisë, po punohet për lokalizimin dhe gjetjen e të riut, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

“Më datë 12.04.2025, shtetasi K. Z., 25 vjeç, kallzon se më datë 11.04.2025, është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi A. Z., 28 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme