Latifi-Pupovci: Astriti nuk bëri vetëvrasje

Hatixhe Latifi-Pupovci, një nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsinë e Astrit Deharit, ka thënë se në raportin e publikuar nga Prokuroria e Shtetit, nuk është përshkruar ajo që është parë gjatë ekspertizës.

“Fatkeqësisht, raporti nuk shtjellon në mënyrë të besueshme se si janë shkaktuar të gjeturat e autopsisë. Mjeku ligjor nuk e ka për detyrë vetëm të përshkruajë të gjeturat e autopsisë, por bazuar në provat të mundohet të gjejë edhe mënyrën se si janë shkaktuar dhe arsyetuar lëndimet.

“Për të thënë se është vrasje, apo vetëvrasje, raporti i autopsisë duhet të jetë i shtjelluar maksimalisht, ndërkaq fryma e këtij raporti është e tillë që vetëvrasjen e merr si supozim fillestar, prandaj edhe përfundimi nxirret mbi këtë supozim, duke e përjashtuar mundësinë tjetër, atë të vrasjes”, ka deklaruar Latifi-Pupovci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme