Lavrov dëshiron afrimin me Europën

“Ne duam t’i përvishemi punës për rinovimin e shtëpisë së përbashkët europiane”, propozoi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një vizite në Berlin. Ai i bëri thirrje Gjermanisë, që në këtë proces të marrë një rol drejtues. “Shumë gjëra varen nga pozicioni gjerman”, tha ai në kuadër të forumit gjermano-rus. Qeveria në Moskë do ta përshëndesë, nëse Berlini ndërmerr iniciativën – pa kushte, tha ai.

Që pas aneksimit të gadishullit të Krimesë në detin e Zi nga Rusia më 2014 marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë janë tensionuar: BE vendosi sanskione ekonomike. Dialogu mes NATO-s dje Rusisë është tkurrur në minimum. Të dyja palët i kanë përforcuar ndjeshëm trupat në afërsi të kufirit mes  territorit të NATO-s dhe Rusisë.

Merkel kundër shfuqizimit të sanksioneve

Kancelarja Angela Merkel megjithatë u shrpeh kundër shfuqizimit të sanksioneve ndaj Rusisë. “Nuk mund të flasim për shfuquzimin e sanksioneve, pa parë përpara përparime konkrete në marrëveshjen e Minskut”, bëri të qartë Merkel në kuadër të një vizite që po zhvillon në Lituani.

Merkel atje u takua me presidentët dhe kryeministrat e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Marrëveshja e Minskut nga viti 2015 ndër të tjera parashikon armëpushimin në Ukrainën lindore. Deri tani kjo marrëveshje është zbatuar pjesërisht dhe është shkelur herë pas here.

Trupat qeveritare ukrainase dhe separatistët pro-rusë akuzojnë reciprokisht njeri-tjetrin si përgjegjës për situatën. Njëkohësisht Gjermania përpiqet gjithnjë e më shumë që të ruajë kontaktin me qeverinë ruse për të avancuar me zgjidhjen e krizave ndërkombëtare si p.sh. në Siri. Për këtë qëllim ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas këtë të premte (14.09) u takua me homologun rus Lavrov në Berlin.

Maas paralajmëron nga rreziku i një ofensive në Idlib

Maas tërhoqi vëmendjen nga rreziku i një “ofensive të madhe” të ushtrisë siriane ndaj bastionit të rebelëve Idlib në veri-perëndim të vendit. Njëkohësisht ai ofroi ndihmën gjermane për rindërtimin, në rast se arrihet në një zgjidhje politike për Sirinë. “Nëse ka një zgjidhje politike për Sirinë, që çon në armëpushim, jemi të gatshëm të marrim përsipër përgjegjësi për ridnërtimin.” Sipas Maas është në interesin gjerman, që Siria të jetë një vend i stabilizuar. Për këtë ky vend duhet të rindërtohet. “Në këtë drejtim ne na pret një rol i rëndësishëm”, theksoi politikani socialdemokrat.

Rusia mbështet kreun e shtetit në Siri Baschar al-Assad në konfliktin e armatosur që vazhdon qysh nga viti 2015. Ndërkohë ushtria siriane ndodhet në prag të një ofensive në Idlib. Meqënëse ky është bastioni i fundit i rebelëve në Siri, priten luftime të ashpra dhe valë refugjatësh drejt Turqisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme