Lavrov: Forcat shqiptare të mos jenë prezente në veri të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov thotë se tensionet në Ballkan po rriten ndjeshëm dhe BE duhet të ndërhyjë për të ndihmuar të qetësojë  situatën dhe të ndikojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Në një konferencë për median sot, 17 janar 2017, Lavrov tha se forcat shqiptare nuk duhet të jenë prezente në zonat me popullsi serbe në veri të Kosovës.

Ministri i Jashtëm rus tha se nuk duhet të ketë një konflikt të ri të armatosur në Ballkan.

“Unë shpresoj se gjithkush e kupton se nuk duhet të lejohet një konflikt i ri i armatosur në Ballkan” nënvizoi Lavrov

 

Lavrov ishte në konferencën vjetore për shtyp ku foli mbi rezultatet e ministrisë që ai drejton për vitin 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme