Lazim Destani preferon të jetë afër Pandeli Majkos

Takimet biznes me biznes (B2B) ofrojnë një mundësi unike për lidhje mes qindra bizneseve të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare. Keto takimet strategjike do të krijojnë kontakte të reja dhe marrëveshje të mundshme për eksport.

Më shumë se 200 biznese dhe investitorë potencialë nga Diaspora, duke përfshirë biznese nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, u takohuan sot (e diel) me 80 biznese nga Kosova të cilët janë gati për eksport.

“Kënaqësi e veçantë të takohemi me Institucionet më të larta të shteteve tona, këtë kënaqësi e shton akoma më shumë prezenca e bizneseve shqiptare nga e gjithë bota krahas atyre vendore”, dekalroi Lazim Destani në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare.

Së bashku me Institucionet, gjatë punimeve të forumit i adresuam kërkesat për krijimin dhe ngritjen e ambientit të biznesit duke filluar nga rendi dhe ligji e deri te masat për rritjen dhe bashkimin e tregjeve tona kombëtare. Rritja e tregjeve është parakusht për atraktivitet dhe tërheqje investimesh në trojet tona. Qeveritë e të dy shteteve tona publikisht u zotuan se shumë shpejt do t’i “heqin kufijtë” ekonomik dhe tregtarë, thotë mes tjerave Destani.

Megapotenciali ekonomik kombëtar në mbarë Botën bëhet edhe më i fuqishëm kur shkëmbejmë ide dhe ndërtojmë ura lidhëse edhe për investitorët e huaj me mbështetje lokale. Secili prej nesh që kemi biznese nëpër botë paraqet potencial për investime por ky potencial rritet kur i bashkojmë resurset (kapitalin, eksperiencën, dijen, kulturën) edhe me partnerët e huaj. Ata gjithmonë kanë nevojë për mbështetje vendore në të gjitha aspektet, thotë kështu Lazim Destani në fjalimin e tij.

Në këtë linjë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten të përqendruara përpjekjet dhe angazhimi im duke zënë pjesën qendrore të agjendave të mia. Në çdo takim timin me afaristët shqiptarë, që ushtrojnë bizneset e tyre brenda e jashtë vendit, i kam inkurajuar e motivuar ata për t’i orientuar investimet e tyre në trojet tona ndërsa gjithmonë duke e theksuar rëndësinë e bashkimit të kapitalit si një kusht për realizimin e mega-projekteve. Dhe krijimi i një sinergjie të këtillë mund të arrihet fare lehtë pasi vet Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, paraqet kapitalin më të madh social dhe ekonomik. Ky potencial duhet të kanalizohet në rrethanat e reja për ta transformuar modelin e remitencave sociale në investime kapitale, vlerëson mes tjerave në fjalimin e tij biznesmeni i njohur shqiptarë.

Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare organizohet nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, bashkë me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me SIDA. Ky eveniment sivjet u shënua në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme