LD: Qeveria toleron përmbaruesit të “rrjepin” qytetarët

Lëvizja Demokratike (LD) ka reaguar ndaj bllokimit të llogarive bankare të qytetarëve nga ana e përmbaruesve. Sipas kësaj partie përmbaruesit po “rrjepin” qytetarët.

“Borxhet e grumbulluara dhe kamatat ndëshkuese kanë bërë që përmbaruesit thjeshtë t’i rrjepin qytetarët, duke i bërë borxhlinj të përjetshëm. Bllokimi i llogarive të transaksioneve janë bërë makth i vërtetë si për qytetarët e shumtë, ashtu edhe shumë ndërmarrje, të cilat në pamundësi për t’i shlyer borxhet, thjeshtë falimentojnë. Kohë më parë shumica parlamentare ka miratuar disa ndryshime në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, por disa nga njohësit e kësaj lëmie thonë se këto ndryshime kanë shumë paqartësi”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Demokratike.

Sipas partisë në fjalë është e domosdoshme që shteti t’i qartësojë disa çështje dhe jo problemet të ngelin pezull.

“Përderisa nuk ka interpretim autentik të ligjit nga ana e Kuvendit, do të vazhdojë avazi i vjetër dhe rrjepja e qytetarëve dhe subjekteve juridike do të jetë edhe më e dhimbshme. Lëvizja Demokratike fton edhe ministrin e Drejtësisë, në kompetencat e të cilit zhvillohet veprimtaria e përmbaruesve, që të gjejë një zgjidhje me fatlume, sepse numri prej mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara, është sa alarmant, aq edhe tragjik”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme