LDK dhe VV nuk marrin pjesë në senacën e thirrur nga Qeveria

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se as Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 9 të thirrur nga Qeveria.

Ndërsa, pritet që edhe Qeveria ta bëjë të njëjtën gjë për seancën e thirrur nga opozita për në orën 10.


LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e orës 9

9:11 – Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancën e parë të orës 9 të thirrur nga qeveria.

KTV-ja ka marrë vesh se ky është vendimi që GP i LDK-së ka marrë në mbledhjen e sotme të orës 8, duke iu bashkuar PSD-së.


LDK pas pak tregon nëse do të marrë pjesë në seancën e orës 9, PSD-ja refuzon pjesëmarrjen

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen, ku pritet të merret vendimi nëse do të marrin pjesë apo jo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbledhja e GP të LDK-së po mbahet në zyrat e këtij grupi në Kuvendin e Kosovës, shkruan ksp.

Seanca e thirrur nga kryeministri do të fillojë në ora 09:00, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme