LDK dhe VV pa datë për vazhdimin e bisedimeve

Të heshtura për mospajtimet dhe për thellimin e ndasive të tyre po qëndrojnë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti të cilat po synojnë qe disa javë arritjen e një koalicioni, i cili do të ishte hapi i parë drejt krijimit të qeverisë së re.

Pas dështimit të tentativës së fundit, LDK-ja e LVV-ja nuk kanë ende datë se kur mund t’i rifillojnë bisedimet, shkruan sot gazeta Zëri.

Dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse ishin zotuar se 72 orë pas ceriftikimit të rezultateve do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, një gjë të tillë nuk e kanë bërë as pasi ka kaluar një javë.

Tentativa e fundit për arritjen e kësaj marrëveshjeje ishte të hënën në takimin e dy liderëve, atij të LDK-së Isa Mustafës dhe Albin Kurtit të Vetëvendosjes, mirëpo edhe kjo përpjekje dështoi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme