”LDK e Ibrahim Rugovës, mbetet gardiane e zhvillimit të Kosovës”

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri ka bërë të ditur se dega e LDK-së në Zvicër ka shënuar 28 vjetorin e themelimit.

Ai ka theksuar se LDK e presidentit Ibrahim Rugova, ishte dhe do të mbetet gardiane e ndërtimit dhe zhvillimit të shteti të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë:

”Të dashur miq,

Dega e LDK-së në Zvicer shënoi 28 vjetorin e themelimit.

Isha i nderuar qē nē manifestimin e organizuar me këte rast,ti përshëndes nē emër të Kryetarit Mustafa dhe Kryesisë së LDK-sē. I informova për zhvillimet aktuale politike dhe Institucionale në Kosovë.

LDK e Presidentit historik Ibrahim Rugova,partia mē e madhe në vend, ishte dhe mbetet gardiane e ndërtimit dhe zhvillimit të Shtetit tē Kosovës.

Falenderim i pafund për gjithë atë që kanë bërë bashkëatdhetaret pēr neve në përgjithēsi,e në veqanti Dega e LDK-sē nē Zvicër.

Kryetari i Degës z.Arif Baftiu,informoi per te arriturat e kësaj Dege nēpër vite. Nē këtë manifestim ishim bashkë me z.Imri Ahmetin,Kryetar i Komunës sē Lipjanit,njëherit anetar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Koorfinatorin e LDK-së pēr Zvicēr,z.Salih Morina.

Urime 28 vjetori Degës,nëndegëve dhe anërësisë së LDK-sē Dega në Zvicër. I.Beqiri”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme