LDK e pavendosur rreth emrit për kryeministër, Vjosa Osmani apo Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj sot në selinë e saj mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë.

Mbledhja e sotme, është pasuese e asaj të djeshmes, ndërkaq të dy këto e pasojnë rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë, shkruan lajmi.net.

Ani pse kryetar, Mustafa nuk pritet të selektohet si kandidat për kryeministër nga partia e tij. Madje, tanimë nuk dihet as nëse kandidat do të jetë dikush prej kastës së vjetër apo të re të LDK-së

Por LDK-ja as sot nuk do ta tregojë emrin e kandidatit për kryeministër.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa i pyetur nga lajmi.net se a do të diskutohet sot për zgjedhjen e kandidatit konsensual për kryeministër, e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme do të diskutohet vetëm për parapërgatitjet për zgjedhjet.

“Jo nuk diskutohet për kandidatin për kryeministrin. Vetëm parapërgatitje për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Si emra më të përfolur për këtë pozitë janë Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.

Ky i fundit, që kishte shfaqur haptazi ambiciet të garojë për të parin e partisë, mund të mbesë fare lehtë edhe pa qenë kandidat për kryeministër.

Këtë e kishte pranuar ai vetë në një deklaratë dhënë mediave.

Kandidimi i Osmanit për kryeministre ishte përmendur jo pak herë edhe nga zyrtarë të tjerë të LDK-së.

Gani Geci, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë madje e marrë si të kryer një gjë të tillë.

Ndryshe, LDK e Isa Mustafës tash e ca kohë po përflitet për një koalicion të mundshëm me VV-në, mirëpo një gjë e tillë zor se do të ndodhë, për shkak të ambicieve të dy partive për postin e kryeministrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme