Si “amanet” të Lidhjes Demokratike (LDK), nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, e ka prezantuar këtë muaj nevojën për ta kthyer Luginën e Preshevës brenda kufijve të Kosovës.
Dhe këtë kërkon ta bëjë nëpërmjet një ndërrimi territoresh me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
Por kolegët e tij të partisë janë deklaruar kundër. Dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Haki Rugova, i kanë thënë gazetës se ndërrimi i territoreve përbën ide të rrezikshme për Kosovën dhe nuk përbën qëndrim të LDK-së.
Njëri nga ta ka thënë se prapa proklamimit të shkëmbimit të territoreve mund të qëndrojë ndonjë motiv tjetër.