LDK-ja nuk i nis negociatat me VV-në pa u numëruar të gjitha votat

Të martën nuk u është dhënë start konsultave për krijimin e Qeverisë, megjithëse një natë më herët, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që doli fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti, premtoi nisjen e tyre.

Kjo, meqë partneri preferencial i Kurtit, Lidhja Demokratike, e cila ka dalë e dyta, do të presë numërimin e të gjitha votave, përfshirë ato me kusht dhe votat e diasporës. Mbështetur në deklarimet publike të VV-së dhe LDK-së, parti këto që deri tani përbënin opozitën, ato do të jenë qeveri e ardhshme, shkruan sot Koha Ditore.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të shpallen tek pasi të numërohen votat me kusht, votat përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas përfundimit të numërimit është një afat 24 orë në dispozicion të panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtrime, ku subjektet politike dhe kandidatët mund t’i paraqesin ankesat e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme