LDK-ja përkrah demarkacionin, fton partitë për votim

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij do ta mbështesë marrëveshjen e demarkacionit me deklaratën e përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Hoti ka thënë se demarkacionin do të duhej ta votonin partitë shqiptare, pa pasur nevojë për 10 votat e Listës Serbe.

Ai po ashtu ka theksuar se është arritur pajtimi që në pako me marrëveshjen e demarkacionit të futet edhe vendimi i komisionit ndërkombëtar i themeluar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe konstatimet e Komisionit të ASHAK-ut në krye me akademik Hivzi Islamin.

Hoti ka thënë se konstatimet e Komisionit Shtetëror në krye me Shpejtim Bulliqin nuk mund të jenë në kuadër të marrëveshjes për kufirin, por vetëm si një shpjegues jo formal.

Ai ka thënë se ka arritur marrëveshje me PDK-në për ratifikimin e demarkacionit.

“Ne po presim që tash të fillojë seanca për të marrë një vendim të rëndësishëm për lëvizjen e lirë. Ftojmë partitë që të reflektojnë karshi interesit të vendit. LDK-ja është unike që ta mbështesë plotësisht këtë marrëveshje. E kemi përkrahur edhe deklaratën e përbashkët të presidentëve. Ne presim që partitë të paraqiten në Kuvend dhe ta përmbyllin këtë çështje që është zvarrë për tre vjet”, ka thënë Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme