LDK: Kosova në krizë dhe në izolim të thellë, ne do t’u prijmë ndryshimeve

Shefi i GP të LDK’së Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka adresuar shqetësimet e Lidhjes Demokratike për gjendjen në Kosovë.

“Asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk kemi qenë në situatë më të keqe se tani. Përkrahja ndërkombëtare ka rrezik të humbet plotësisht. Vendi ka mbetur i izoluar për shkak të kauzave të rrejshme të disa liderëve politik. Kryeministrit i refuzohen vizat për takime ndërkombëtare dhe askush nuk e viziton apo nuk e fton për vizitë. Buxheti shpërdorohet me vendime jo ligjore të kreut të qeverisë. Qeveria Haradinaj është formuar për gjoja punë të mëdha. Asnjë punë e madhe nuk po kryhet. Po kryhen punë vetëm për interesa të ngushta partive në koalicion”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai thotë se vlerësimet e Behgjet Pacollit për pagat është joserioz. Sipas Hotit, po ta kishte seriozisht Pacolli, nuk do të ishte në qeveri.

“Z. Pacolli e din se vendimi për rritje të pagave ishte skandaloz dhe jashtë çdo etike politike të veprimit të liderëve institucional. Ai e din se afati për liberalizim të vizave është humbur për sivjet. Ai e din cili është kushti për realizimin e vizave. Prandaj, z.Pacolli nuk e ka seriozisht. Po ta kishte seriozisht, ai sot nuk do të ishte në qeveri”, shkruan Hoti.

“Çdo ditë e kësaj qeveri nënkupton thellim të krizës dhe izolimit të Kosovës. Qytetarët janë duke e parë këtë izolim. Proceset politike dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk po kanë efekt në ndryshimin e gjendjes. Kryeministri nuk vjen në interpelancë. Kryetari i Kuvendit e shkel rregullore në caktimin e seancave dhe debateve sipas kërkesave të opozitës. Mbivotimi i opozitës në Kryesinë e Kuvendit është bërë normë e funksionimit të përditshëm të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e pozitës votojnë nën diktatin e liderëve të tyre politik në kundërshtim me etikën e sjelljes parlamentare. Kuvendi është shndërruar në arenë e përplasjeve dhe fyerje për çështje pa asnjë interes për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vazhdohet kështu. LDK do t’ju prijë ndryshimeve që duhet të ndodhim për hir të gjeneratave të ardhshme. Nuk mund të rrimë vetëm spektatorë në këtë situatë fatkeqe për vendin”, thotë ai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme