LDK lëshon mbledhjen, shkak shfuqizimi i Speciales

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit para pak minutash, meqë në rend dite ishte projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur pas daljes nga mbledhja, se një gjë e tillë vë në pikëpyetje raportet me ndërkombëtarët.

“Mbledhja është duke vazhduar ende, caktuam dy seancë, një që ka mbetur në gjysmë dhe një seancë të re. Normalisht në pjesën e tretë ku diskutohet për shfuqizimin e Speciales ne lëshuam mbledhjen”, ka theksuar Hoti, raporton “Zeri.info”.

Hoti ka bërë të ditur se shfuqizimi i Speciales ishte në rend dite te pika e fundit, më kuadër të pikës “kërkesa dhe propozime”.

Kryesia gjatë javës së kaluar, në mungesë kuorumi dështoi ta mbante mbledhjen që po vazhdon sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme