Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të mbajë mbledhje sot siç ishte paralajmëruar. Mbledhja e kësaj partie politike është shtyrë për të hënën, në ditën kur pritet të takohen Albin Kurti e Isa Mustafa.
Zyrtari për media i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar se takimi në LDK do të mbahet të hënën me fillim prej orës 9:00.
Të hënën do të takohet kryetari i VV-së Albin Kurti me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Takimi vjen pas tri ftesave që Thaçi ia ka bërë Kurtit për takim si fitues i zgjedhjeve. VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për një koalicion të mundshëm qeverisës.