LDK me rol kyç në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke luajtur rolin kyç ne formimin e Qeverisë. Aktualisht LDK po konsiderohet se është çelësi për të formuar Qeverinë. Zyrtarë nga kjo parti kanë bërë të ditur se ata që kanë dashur ta dëmtojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës tash duhet ta bëjnë qeverinë. Besa Gaxherri deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka thëne se Lidhja demokratike e Kosovës në çdo proces që ka pas të beje më Kosovën ka qenë aty gjithmonë.

“LDK ka qenë në pushtet dhe ka udhëhequr qeverinë në kohën kur gjitha partitë politike më vet partnerin që ne e kishim në koalicion dhe gjitha partitë opozitare kanë qenë në bashkëpunim për ta rrezuar qeverinë dhe kanë qenë kundër LDK-së. Në momentin që jemi, LDK ka qenë subjekti i vetëm politik që ka qenë kundër zgjedhjeve të parakohshme të pa nevojshme sepse ka  dhënë argumente të mjaftueshme se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe përveç kësaj LDK ka dhënë shembull më qeverisjet e pas luftës se si duhet qeveriset vendi” ka thënë ajo.

ImageGaxherri: Avdullah Hoti duhet të jetë Kryeministër

Sipas Gaxherrit rolin kyç e ka LDK-ja por ketë herë pasi që  është votuar si parti e dytë dhe si koalicion është i treti. Ajo po ashtu ka thënë se partitë që kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme duhet të gjejnë tash zgjidhje për vendin.

“Këto parti që kanë kërkuar zgjedhje duhet të bëjnë zgjidhje. Ne jemi të gatshëm për me qenë edhe në opozitë por nuk jemi ta gatshëm që më çdo kusht më qeverisje. Më PDK-në jo se jo, kurse më Vetëvendosjen i kemi kërkesat tona, që kryeministër të kemi Avdullah Hoti dhe se programi i LDK-së të jetë prioritet” ka përfunduar Besa Gaxherri nga LDK.

Analistet po ashtu vlerësojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka rolin kyç për zhvillimet në vend dhe formimin e qeverisë po ashtu. Ata nuk e shohin një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

ImageAnalisti Blerim Burjani ka thënë për Bota sot se Lidhja demokratike e Kosovës është çelësi për zgjidhjen e çështjes se formimit të institucioneve.

“LDK është çelësi për zgjidhjen e çështjes se formimit  të institucioneve. Një koalicion më Vetëvendosjen do të ishte humbje kohe dhe për arsye kushtetuese s’do të mund të bënin koalicion.   Shteti gjendet në ngërç politik përderisa Hashimi Thaçi thotë se në afat rekord  do të behët qeveria pa treguar asnjëherë se a i ka numrat koalicioni PAN. Kjo mendoj se është një lloj shakaje politike dhe duke ushtrua tension tek opozita duke mos len rehat opozitën duke tentuar të përçaj atë” ka thënë Burjani.

Zogaj: LDK të mbetet në opozitë

Kurse sipas analistit Skënder Zogaj LDK-ja është parti e vlerës së veçantë politike dhe historike sepse sipas tij roli i saj ka qenë vendimtar për çlirimin nga okupatori serb, për lirinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur.

“Si e këtillë, LDK-ja vazhdon te ketë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimet më të reja të shoqërisë kosovare, e cila për fat të keq është ballafaquar me vështirësi të shumta subjektive, që i janë shkaktuar nga grupe interesash të ulëta dhe destruktive, që e kanë kapur shtetin me krim e korrupsion të organizuar. Kjo është gjendja aktuale që, ka të bëjë edhe me formimin e Qeverisë së re, e cila sa mund të shohim, është mjaft vështirë të formohet, sepse, forcat politike janë në trinomin divergjent, shumë të pavolitshëm për zgjidhje të lehtë”,ka thënë Zogaj.

Image

LDK nuk duhet te bëjë gabimin e njëjtë

Sipas tij, më shumë se Qeveria, LDK-në duhet ta preokupojë qenia partiake, derisa ka theksuar se kjo parti më mirë do ta ketë nëse, kësaj radhe vet përjashtohet nga Qeveria dhe mbetet në opozitë.

“Sa i përket LDK-s, mendoj se, ka rol të madh, por jo kyç në formimin e Qeverisë së re, sepse partiakisht është subjekti politik i papërputhshëm me konceptet e subjekteve të tjera, kështu që, më shumë se Qeveria, LDK-n duhet ta preokupojë qenia partiake, që, më mirë do ta ketë nëse, kësaj radhe vet përjashtohet nga Qeveria dhe, mbetet në opozitë, që të reflektojë dhe organizohet më mirë praktikisht, për beteja të tjera të reja ”ka shtuar ai”është shprehur ai.

Sipas Zogaj sa i përket qeverisjes me Vetëvendosje, nuk ka fije dyshimi se, LDK-ja mund ta bëjë, mirëpo sipas tij para se LDK ta bënte këtë duhet të mendohet mirë përvoja me PDK-n, që, mund t’i përsëritet prapë LDK-së, prandaj duhet të mendohet, që të mos e bej 2 herë të njëjtin gabim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme