LDK në Kosovë përballet me pakënaqësitë e njerëzve

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vendimet rreth mocionit të opozitës për rrëzimin e qeverisë do t’i marrë në fazat e ardhshme.

“Por normalisht se kemi një pjekuri politike, dhe ne e dimë se duhet të kemi diskutime me partnerin e koalicionit”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

“Në muajin e kaluar kam pasur shumë takime me kryetarin Veseli në terren dhe vërehet një lloj frustrimi e pakënaqësie ndaj institucioneve dhe ka pritshmëri që nuk janë realizuar. Një nga temat është liberalizimi i vizave.

Pastaj, dy-tre javët e fundit është diskutuar për demarkacionin dhe është kërkuar që të vihet në Kuvend dhe janë bërë dy javë që kjo nuk kanë ndodhur.

Pasojat mund të jenë negative apo pozitive por ne nuk mund ta shtyjmë në pafundësi marrjen e vendimeve”, ka thënë Kransiqi.

Krasniqi ka thënë se kjo Qeveri ka edhe shumë punë të mira që janë realizuar por ka mundur të bëhet shumë më shumë. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme