LDK, partia më e dënuar në zgjedhje (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale është dënuar më së shumti nga të gjitha partitë tjera.

70 mijë e 750 euro është gjoba që PZAP ka shqiptuar ndaj kësaj partie.

Madje Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku për Tribuna Channel thotw se kjo parti ende nuk ka bërë pagesën e kësaj gjobe.

Partitë tjera që janë dënuar më së shumti janë PDK me 26 mijë 150 euro, nga të cilat janë paguar vetëm 1 mijë e 350 euro.

Të pasuara nga Vetëvendosje me mbi 23 mijë euro gjobë, të cilat i ka paguar, por Vetëvendosje prinë sa i përket dënimeve në thyerjen e heshtjes zgjedhore e dënuar me mbi 16 mijë euro.
Kurse, AAK në tërësi është dënuar me 14 mijë e 700 euro, e cila nuk ka paguar as edhe një pjesë të tyre

Një veçori sipas Deskut është që Lista serbe e dënuara 38 mijë euro ka bërë pagesën e tërësishme të gjobës së shqiptuar nga PZAP.

Ai shtoi se për të gjitha ato partitë të cilat nuk do të bëjmë fshirjen e këtyre gjobave në kohën e paraparë me ligj, do të ketë gjoba tjera ndaj tyre.

Kurse, sa i përket vendimit të PZAP-së për rivotim në Istog, ai u shpreh se me të gjitha ankesat e bëra, vendimi ka qenë i drejtë, duke mos dashur që të komentojë nëse Gjykata Supreme mund të marr vendimin e njëjtë për shfuqizimin e këtij vendimi, sic kishte bërë për rinumërimin në Prishtinë dhe Prizren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme