LDK përjashton çdo mundësi koalicioni me PAN-in

Përmes një kumtese për medie Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, hedhin poshtë mundësinë e përfshirjes në një koalicion me PAN-in.

Deklarimet e Haradinaj se do të bisedoj për koalicion me LDK-në, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin e të gjitha strukturave të LDK-së, partnerëve të saj dhe elektoratit tonë, i cili më 11 qershor me votë plebishitare vendosi për ta dërguar PDK-në në opozitë.

Koalicioni përjashton çdo mundësi bashkëpunimi dhe nuk ulet për të diskutuar me askënd që ka për qëllim ta mbajë PDK-në në pushtet.

Insistimi i çdokujt për të bashkëpunuar me LDK-në, për t’ia zgjatur pushtetin kapësve të shtetit nuk do të vije në konsiderim asnjëherë.

Haradinaj thirret në bashkëpunimin me LDK-në në kohën e Presidentit Rugova, por ai bashkëpunim kishte një qëllim tjetër, dërgimin e PDK-së në opozitë, ndërsa tani Haradinaj kërkon bashkëpunim me LDK-në për ta mbajtur PDK-në në pushtet.

LDK i qëndron prapa vendimit të koalicionit të djathtë se nuk ulet për të biseduar për koalicion eventual me PDK-në dhe as me partnerët e saj dhe e konsideron të kotë dhe tendencioz çdo deklarim të çdokujt për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në ndonjë formulë qeverisëse me PDK-në.

LDK dhe partnerët e saj të koalicionit janë duke pritur certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe veprimet do t’i ndërmarrin në përputhje me vullnetin e elektoratit të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme