LDK sot zyrtarizon Avdullah Hotin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet ta zyrtarizojë kandidatin për kryeministër të kësaj partie për zgjdhjet e parakohshme të 11 qershorit. Edhe pse ishte përfolur që disa ditë se Lutfi Haziri do të jetë i nominuari për kryeministër nga kjo parti, në orët e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se drejtuesit e LDK-së përfundimisht kanë vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

“Është vetëm çështje orësh kur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të nomioni Avdulla Hotin për kryeministër”, i kanë thënë ORAinfo-s burime brenda LDK-së.

Pajtimi që Hoti të jetë i nominuar për kryeministër, sipas këtyre burimeve është bërë për shkak se ai është person i pranueshëm edhe nga strukturat brenda partisë dhe nga elektorati i LDK-së.

Kujtojmë që Avdulla Hoti është ndër ministrat me të suksesshëm gjatë qeverisjes së Isa Mustafës. Si duket kjo ka bindur edhe zyrtarët e LDK-së që t’ia besojnë Hotit kandidaturën për kryeministër nga kjo parti. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme