LDK synon fitoren në Prishtinë me Arban Abrashin?

Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të sjellin zhvillime interesante në Kosovë. Viti 2013 dëshmoi se elektoratit nuk i mjafton vetëm logoja e partisë për të vendosur se kush do të qeverisë me një komunë të caktuar, por mbi të gjitha është i rëndësishëm edhe kandidati/tja. Shembull konkret ishte edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë përballë Isa Mustafës. E, derisa Ahmeti ende nuk është deklaruar nëse do të hyj sërish në garë për të parin e kryeqytetit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke u përgatitur që ta rikthejë qeverisjen në kryeqytet në të cilin qeverisi gjatë tërë kohës së periudhës së pasluftës.

Duket se në krye të kësaj gare nuk do të jenë Isa Mustafa. Burime të portalit Sakte.net bëjnë me dije se kandidatura e cila është duke u shqyrtuar me kujdes është ajo e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, por si opcione mbesin edhe emrat e Ismet Beqirit dhe Abdullah Hotit.

Abrashi karrierën e tij politike e filloi si këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë viteve 2008 – 2010 për t’u bërë më pas zëvendësministër në Ministrinë e Integrimeve. Në qeverinë Mustafa – Thaç. Abrashi fillimisht u emërua zëdhënës i Qeverisë dhe Ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Arban Abrashi është një vit më i ri se Shpend Ahmeti.  Studimet Universitare i përfundoi në Universitetin “Hasan Prishtina” Fakulteti Filozofik, në departamentin e Shkencave Poltike në 2004.

Në 2006 Magjistroi në Universitetin e Sussex në Britani të Madhe, në fushën e Integrimeve Europiane, ndërsa në biografinë e tij shkruan se ka kryer edhe programin e Edukimit Ekzekutiv nga Universiteti i Harvard-it, të SHBA-së./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme