LDK synon ta kthejë pushtetin në Prishtinë me djalin e Ibrahim Rugovës?

Ukë Rugova së fundi është përmendur si kandidat i mundshëm i LDK’së për Prishtinë, në Zgjedhjet Lokale të parapara të mbahen në fund të këtij viti. Gazeta Express ka provuar ti kontaktoi disa zyrtarë të LDK’së për të konfirmuar këtë njoftim, por asnjë prej tyre nuk ka hapur telefonin.
Djali i ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, sipas raportimeve të mediave të afërta me LDK’në, është propozuar nga një grup aktivistësh të nëndegëve të Qendrës, Dardanisë dhe Ulpianës, të jetë kandidat për të marrë kreun e kryeqytetit, pas katër vitesh mandat qeverisje nga Shpend Ahmeti i VV’së.

Një ditë para se Ukë Rugova të përmendet në këtë garë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kishte thënë se LDK ende nuk e ka përcaktuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës.

Haziri, madje dha edhe një deklaratë befasuese për kandidaturën e LDK’së për kryeqytet.

Ndryshe, deri me tash, para Ukë Rugovës, edhe emrat e Arban Abrashit, Haki Demollit, Ismet Beqirit e Avdullah Hotit janë lakuar për t’i hyrë garës së fund vitit.

Nga ana tjetër, Ukë Rugova, tash e disa vite ka telashe me drejtësinë në vend. Djali i presidentit historik të Kosovës, qysh para një viti ka të ngritur aktakuzë, bashkë me 20 të dyshuar tjerë, për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme