Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë vendim qe shef i ri i Grupit Parlamentar të LDK-së të jetë Avdullah Hoti.
Lajmin për ‘Indeksonline’, e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë se LDK-së, Muharrem Sfarqa.
Sipas tij, është arritur ujdia qe në legjislaturën e cila pritet të konstituohet të jetë shef i deputetëve të LDK-së të jetë Avdullah Hoti.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë se kësaj partie.
Poashtu, në këtë mbledhje është vendosur përfundimisht qe deputetët e LDK-së të mos e votojnë kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar dhe të mandatarin për kryeministër nga ky bllok.