LDK voton për demarkacionin dhe vizat në mbledhjen e partisë – thonë se askush s’ishte kundër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm të saj, për të diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen në vjeshtë, për qëndrimet politike të LDK-së në procesin e liberalizimit të vizave dhe për demarkacionit me Malin e Zi.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa para Këshillit paraqiti sukseset e Qeverisë, punimet e Komisionit për platformën zgjedhore me të cilën do të garojë LDK-ja në këto zgjedhje. Ai theksoi që LDK-ja këto zgjedhje nëpër komuna do të garojë me kandidat kredibil, duke u bazuar në programin politik, LDK-ja do të kandidojë personalitete që kanë besimin dhe përkrahjen e plotë të LDK-së, që kanë autoritet dhe përkrahje të qytetarëve, të jenë njerëz me të kaluar të pastër, pa afera korruptive dhe të pa inkriminuar në verime jo ligjore. Ai poashtu theksoi se LDK-ja do të garojë personalitete të reja dhe në këto zgjedhje do të jetë me më shumë gra kandidate”, ka bërë të ditur LDK, nëpërmjet një komunikate.

Mustafa, siç njofton LDK, e ka njoftuar Këshillin që në muajt e ardhshëm Përfaqësues të Partive Popullore Evropiane do ta vizitojnë Kosovën dhe do ta përkrahin LDK-në në këto zgjedhje komunale.

“Në diskutimin rreth demarkacionit me Malin e Zi, Këshilli ra dakord të vazhdojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe qytetarët të lëvizin lirshëm, kujtojmë që liberalizimi i vizave ishte pikë me të cilat LDK-ja ka kandiduar në zgjedhjet e kaluara, dhe kjo pikë duhet të përmbushet”, bën të ditur LDK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme