LDK: VV përdori metoda të paprecedenta të dhunës për të ardhur në pushtet

Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LAA Avdullah Hoti e ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje për dhunën që këta të fundit e kanë përdorur në Kuvend. Madje ke theksuar se ky subjekt politik ka bërë përpjekje të paprecedent për të ardhur në pushtet.

Deklaratat e Hotit për të sulmuar Vetëvendosjen vijnë pasi Albin Kurti kritikoi sot në Kuvend kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Në një konferencë për media, Hoti foli edhe për seancën e sotme. Sipas tij, seanca të tilla nuk duhen përsëritu më.

“Është për keqardhje që foltorja është shndërruar në arenë përplasje në mes Kurtit dhe Veselit. Tash PAN dhe VV po e shfrytëzojnë prapë Kuvendin për hilet  e tyre politike. Ju e dini që VV ka shkuar shumë larg me metodat e tyre ne Kuvend duke përdorur metoda të dhunshme. Keni pa përpjekje të paprecedent të VV-së për me ardh në pushtet. PDK e Kadri Veseli vazhduan me havazin e vjetër duke folur për luftën e UÇK-së”, ka shtuar tutje Hoti.

Ai ka thënë se Vetëvendosje për një kohë të gjatë e ka sulmuar PDK-në e tash sipas tij, VV  është shndërruar në një version edhe më të keq se PDK-ja.

“Rruga e vetme e bashkëpunimit me ne është që të kërkojnë falje për të gjitha veprimet qe i kanë bërë kundër nesh. Duhet të deklarohen që të gjitha ato veprime ishin për të ardhur në pushtet”, tha Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme