LDK-VV-së: Vjosa është kryeministre dhe pikë, merreni cilëndo ministri

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] kanë bërë të ditur disa detaje të takimeve të fundit mes anëtarëve të partisë së tyre dhe LVV-së në përpjekjet e fundit për formimin e një koalicioni parazgjedhor.

Këto burime më tej kanë shtuar se partia e tyre është shprehur e gatshme t’i ofrojë Lëvizjes Vetëvendosje çdo ministri që e kërkon në mënyrë që ta bindin të heqin dorë nga pozita e kryeministrit.

LDK-ja duket se e kërkon me ngulm këtë pozitë, pas kandidimit të zonjës Osmani para disa ditësh.

Mësohet që këto dy parti kanë pasur diskutime edhe në lidhje me çështjen e privatizimeve [e në veçanti atë të Telekomit, për të cilën duket se partia e zotit Mustafa ka qëndrim interesant] dhe atë të Trepçës.

LDK dhe LVV janë në diskutime të vazhdueshme në dy javët e fundit për formimin e koalicionit. Afati i fundit për të arritur një marrëveshje të mundshme është dita e pasnesërme, 31 gushti. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme