Paris, 20 janar – Marine Le Pen në krye të presidenciale ndërsa partia socialiste rrezikon eleminimin që në raundin e parë, sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja “Le Monde” dhe të realizuar nga instituti “Ipsos Sopra Steria”.
Marin Le Pen është në krye në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 25-26 për qind të pëlqimeve, e ndjekur nga kandidati i qendrës së djathtë (Les Républicains) Francois Fillon me 23-25 për qind të pëlqimeve, ndërsa në vend të tretë është lideri pa parti i lëvizjes “En Marche”, Emmanuel Macron 17-21 për qind.
Partia Socialiste eleminohet që në raundin e parë duke arritur maksimumi 9-10 për qind të pëlqimeve, në rast se kandidat do të jetë ish-kryeministri Manuel Valls.