VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se gjatë kohës që ka qenë në pushtet i ka shfrytëzuar institucionet për vjelje të parave përmes tenderëve. Mile Lefkov thotë se kompani të afërta të LSDM-së, kanë qarkulluar miliona euro, para të popullit. Lefkov thirret në konstatimet e revizorit shtetëror për buxhetin e vitit 2021, ku siç thuhet, janë konstatuar mospërputhje për një pjesë të procedurave për prokurime publike, për të cilat u bën thirrje organeve kompetente të veprojnë më shpejt.
“Revizori shtetëror gjatë revizionit të buxhetit për vitin 2021, që është bërë në vitin 2023, në një pjesë të procedurave për prokurime publike ka konstatuar mospërputhje në mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe realizimit, për shkak të të cilave për një pjesë të tyre, kanë filluar procedura para organeve kompetente. Gjykata dhe prokuroria me 2 përqind besim, padyshim është e ngadalshme dhe nuk e sheh se I gjithë opinion po e shikon. Duhet të hetohet dhe të konfirmohet se si Venko Filipçe ka 5 banesa në Shkup, të cilat paraprakisht nuk ka ka paraqitur në listën anketuese, vetura luksoze, hacienda e familjes në Vodno. E gjithë kjo është pronë që duhet të verifikohet se si është bërë”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE .