Lefter Koka lë qelinë, dërgohet në spital! U arrestua për aferën e inceneratorëve

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se Koka ka pasur komoplikacione shëndetësore, për shkak të problemeve me zemrën.

Gjykata e Lartë rrëzoi në 4 prill rekursin e ish-ministrit për masë më të lehtë sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Hetimet disa-mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme