Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra tre punonjës të IKMT-së dhe tre efektivë të policisë

Tre punonjës policie dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) janë pezulluar nga detyra, pas akuzave se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Mallakastrës.


Ata akuzohen konkretisht për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Për këtë rast, është caktuar masa “detyrim paraqitje” për personat në fjalë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të marrë masat përkatëse.

Njoftimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP):

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

  • Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
  • Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
  • Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
  • Kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
  • Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
  • Inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme