Lekaj: Jemi kujdesur që Qeveria të mos kontrabandojë nene të dyshimta në ligjin për Trepçën

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka shprehur bindjen se pas shumë vitesh, Trepça do të mund të rifillojë të mbajë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik për Kosovën.

“Sot në orët e mëngjesit Kuvendi i Kosovës, deputetët i dhanë një zgjidhje juridike e ligjore Trepçës, duke e shpëtuar nga likuidimi e falimentimi. E si çdo herë, e për çdo gjë që është e Kosovës dhe e qytetarëve të saj, Aleanca e ka dhënë kontributin e saj për Trepçën si aset me rëndësi të veçantë për vendin”, ka thënë Lekaj, përcjell Koha.net. “Jemi kujdesur që të mos na ndodhë ndonjë befasi e keqe për të, nuk kemi lejuar që qeveria të kontrabandojë nene të dyshimta të cilat do të interpretoheshin sipas tekave të ndryshme”, ka shtuar ai.

Lekaj ka thënë se “ashtu siç kemi qenë bashkë me qytetarët, gardian të idesë, që Trepça duhet t’i takojë Kosovës dhe qytetarëvë të saj, do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen që të ketë trajtim të veçantë, duke insistuar që qeveria si aksionar të sjellë pa shumë vonesa ide e plane konkrete për funksionalizimin e plotë të Trepçës”.

“Trepça e ka mundësinë ta mbajë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik për vendin. Mjerisht deri tani ka qenë barrë për Kosovën, jo për fajin e vet, por për fajin e neglizhencës së qeverisë. Krahas kësaj, Minatorëve, Mitrovicës e Kosovës iu themi urime për Ligjin e Trepçës, i cili hapë rrugët e zhvillimit e forcimit të saj. Nga Trepça do të përfitojë Kosova, kur e themë këtë, e mendojë si tërësi, nga lindja në perëndim e nga jugu në veri, të gjithë qytetarët, asnjë etni që jeton në Kosovë nuk duhet ta shohë veten të anashkaluar”, ka thënë Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme