Lekaj kërkon unifikim për arrestimin e Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, në emër të 43 deputetëve paraqiti kërkesën e parashtruar për seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me rastin e arrestimit të ish-liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.

Sipas Lekajt, ndalimi i kryetarit të AAK-së është i papranueshëm dhe sulm ndaj shtetit të Kosovës, transmeton KP.

Kosova, sipas Lekajt, është shtet i pavarur dhe si të tilla nuk kanë asnjë bazë ligjore.

“Është i papranueshëm ekstradimi i Haradinajt në Serbi, ngase është dëshmuar dy herë edhe në Hagë. Vendimi për të mbajtur në paraburgim është i papranueshëm. Ne nuk kemi dalë këtu me rekomandime, por në fund do të dal me rekomandime”, tha Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme