Lekaj kthehet në bankën e të akuzuarit, probleme me ligjin edhe ministra tjerë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, shpejt do të kthehet në bankën e të akuzuarve, për rastet e gazit lotsjellës në dhjetorin e vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, ku janë të akuzuar edhe deputetë të AAK-së e të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndaj Ministrit Lekaj, në procedurë e sipër janë dy raste, që lidhen me kundërshtimet e opozitës ndaj marrëveshjes së Demarkacionit, raporton KTV.

Avokati i Lekajt, Arianit Koci,thotë të mos ketë marrë një njoftim nga gjykata për ndonjë seancë eventuale, megjithëse aktakuzat ishin ngritur në maj të vitit të kaluar.

Përveç Lekajt, edhe një zëvendëskryeministër e një ministër i qeverisë Haradinaj, janë duke u përballur me procese gjyqësore ose presin që të nisin përballjen.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, përveç rastit të MTPT-së, ka edhe një aktakuzë për krime lufte, ndërsa Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, akuzohet për konflikt interesi, për kohën sa ishte zyrtar në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë.

E dy ministra të tjerë të qeverisë Haradinaj po hetohen nga prokuroria: ai i bujqësisë, Nenad Rikallo me dyshimin për tortura të shqiptarëve gjatë periudhës së luftës, ndërsa Besim Beqaj, ministër për Inovacion dhe Ndërmarrësi, lidhur me përfshirjen e tij në aferën ‘Pronto’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme