Pal Lekaj ka mirëpritur rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës, duke thënë se qeverisja e kryetarit të LDK-së do të mbahet mend si zbehje e shtetit. Ai pas përfundimit të seancës ka thënë se AAK-ja tashmë ka koalicion me Nismën dhe një parti tjetër, duke mos bërë të ditur se për cilën parti.
“Sot vendosi sovrani, vendosën deputetët me 78 vota pro mocionit. Kjo qeveri më në fund mori fund. Kjo keqqeverisje do të mbahet në mend për zbehje të shtetit. Ne shkojmë në zgjedhje dhe shpresoj që zgjedhjet të jenë demokratike, pa tensione dhe pa destabilizim. Kjo qeveri ka dështuar në të gjitha segmentet, edhe në vendimmarrje, shëndetësi dhe arsim. Shpresoj që ndryshimi do të vije shumë shpejt”, ka thënë Lekaj.
© KOHA.