Lekaj tregon se a kanë pasur kushte minoritetet për ta përkrahur Haradinajn

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka konfirmuar se kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj është takuar me të gjithë spektrin politik, duke përfshirë edhe minoritetet.

Lekaj për lajmi.net ka thënë se lideri i AAK-së është takuar me të gjithë, pa marrë parasysh fuqinë politike, racën dhe gjininë.

“Kandidati për kryeministër, z.Ramush Haradinaj i ka takuar dhe i takon të gjithë të spektrit politik, si subjekte por edhe si individ, pa përjashtuar askënd, as për nga fuqia politike e as raca apo gjinia. Kosova ka nevojë që t’i këtë institucionet e reja politike, nuk duhet të shkojë edhe më tutje me vendime administruese, në disa raste të këqija dhe pa ndonjë dobi për vendin”, ka thënë ai.

I pyetur se a kanë pasur kushte partitë e minoriteteve e në veçanti nga Lista Serbe, Lekaj ka thënë se nuk bëhet fjalë për kushte, por për mirëkuptim që të gjithë të qeverisin me aq sa iu takon.

“Konform nevojës për të patur institucione dhe mundësisë që ato t’i krijojmë, kemi bindjen që të gjithë në një mënyrë apo tjeter do t’i jepin mbështetje të gjerë qeverisë Haradinaj. Nuk bëhet fjalë për kushte nga askush, por e tëra është një mirëkuptim për të marrë pjesë për aq sa i takon gjithësecilit në kuptimin e ligjshmërisë për të qeverisur”, ka bërë të ditur për lajmi.net Pal Lekaj.

Sipas tij sa ma parë që krijohet Qeveria e re për Kosovën do të jetë më mirë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme