Krizat e shumta sot janë duke e futur botën në një sistem të ri global. Si kurrë më parë, globi ka një tendencë një rirreshtim, duke vënë në sipërfaqe disa akterë.
Me krizën e brendshme në SHBA, ftohjen e raporteve Amerikë-Evropë, agresivitetin e Rusisë, ngritjen e Turqisë dhe Kinës, bota po përballet me një epokë të ndërrimeve të mëdha, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një botë me përplasje të interesave të ndryshme, Bashkimi Evropian mund të mbijetojë vetëm përmes zgjerimit dhe thellimit të integrimeve. E në këtë mes, Kosova duhet të punojë të mos dëmtojë raportet me aleatët e saj strategjikë.
NATO-ja ndërhyri më 1999 kundër ish-Jugosllavisë së dominuar nga Serbia e Slobodan Milosheviqit për t’i ndalur masakrat dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)