Lidhja Evropiane për Ndryshim doli me akuza ndaj kryeministrit teknik, Talat Xhaferi, por edhe ndaj BDI-së për shkelje të procedurave ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së kryetarit të Kuvendit ndërsa partinë e tij për aferat korruptime që kanë të bëjnë me Soravinë, Llotarinë, Durmo Tursin, Spitalin Modular dhe Besa Transin. LEN akuzon BDI-në edhe për shpenzime milionëshe e honore për siç thuhet propaganduesit e kryeministrit teknik.
“Lidhja Evropiane për Ndryshim nuk ka asnjë iluzion – një kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca, as fuqi, e as legitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale! Kjo dëshmon se emërimi i tij ishte vetëm formalitet në tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga klika e kazino-klanit dhe klaneve tjera të ngjashme me to. Asnjë reportazh, asnjë glorifikim folklorist, asnjë teatër me paratë e qytetarëve nuk do të arrijë të fshijë zullumin që BDI-ja, SORAVIA, LLOTARIA, EUROVIA, janë duke ushtruar ndaj qytetarëve”, tha Astrit Iseni, Lidhja Evropiane për Ndryshim. /Alsat.mk