Lëndohen 12 persona në nëntë aksidente dje në Shkup

Nëntë aksidente janë regjistruar në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup. Në tre prej tyre 12 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa në gjashtë është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç njoftuan për MIA-n nga SPB – Shkup, policia rrugore ka sanksionuar 11 persona të cilët i kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, gjegjësisht automjetet e paregjistruara, gjashtë drejtues të cilët nuk e kanë pasur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonin celular, 10 nuk e kanë respektuar kufizimin, ndalesat dhe obligimet e shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit, ndërsa 47 i kanë parkuar automjetet në mënyrë joligjore.

Me ndihmën e automjetit special karrotrecit, gjatë ditës së djeshme janë larguar 75 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionti motorik dhe të këmbësorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme