Lëndohen tre persona në Podujevë, dyshohet për një shpërthim të bombolës së gazit

Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që dyshohet të ketë qenë nga bombola e gazit në Podujevë.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti e ka konfirmuar se rastika ndodhur sot (e hënë) rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë.

“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime.”

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme