Lojtari i Barcelonës, Ansu Fati, i cili është i huazuar te Brightoni ka pësuar një lëndim të rëndë.
Sulmuesi u lëndua në ndeshjen kundër Nottingham Forest në kuadër të Premier Leagues.
Ai u zëvendësua me Joao Pedron, i cili shfrytëzoi në maksimum rastin duke shënuar një dygolësh për “Pulëbardhat”.
Duke folur me gazetarët trajneri i skuadrës angleze, De Zerbi konfirmoi lëndimin e rëndë të spanjollit.
“Ansu dhe Lamptey janë të dy të lënduar. Ne i kemi humbur ata për një kohë të gjatë. Fokusi është te lojtarët që mund të luajnë nesër. Do të kemi mjaftueshëm për të konkurruar. Unë Nuk e di nëse do të fitojmë, por do të luftojmë për të fituar ndeshjen”, tha ai.
Sipas raportimeve Fati do të mungojë së paku tre muaj.